Tripunovski: Me marrëveshje të përbashkët mes grumbulluesve dhe bujqve për grumbullimin e lakrës së pranverës kemi hyrje valutore prej rreth 32 milionë euro

Tripunovski: Me marrëveshje të përbashkët mes grumbulluesve dhe bujqve për grumbullimin e lakrës së pranverës kemi hyrje valutore prej rreth 32 milionë euro

 “Gjatë periudhës së kaluar, muajve të fundit i kushtuam vëmendje serioze këtij procesi, ulëm në një tryezë me grumbulluesit dhe bujqit për të diskutuar mbi plasmanin e lakrës nga kjo prodhimtari dhe arritëm një rezultat të shkëlqyer”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve për plasmanin e lakrës.

 

“Rezultatin e shkëlqyer e arritëm sepse së bashku dëshmuam se kur arrihet një marrëveshje dhe ajo respektohet, bujku maqedonas mund të marrë një çmim të drejtë, ashtu siç e meriton”, sqaroi ministri.

 

Tripunovski theksoi se sipas të dhënave që disponon Ministria, deri tani hyrja valutore për kopshtarët maqedonas nga ky rajon që prodhojnë lakër pranverore kap vlerën e rreth 32 milionë eurove.

Accessibility Menu