Të nderuar,
Shpresoj që këto minuta i kaluat duke shijuar këtë video të mrekullueshme! Me këtë dua me krenari të shpall fillimin e fushatës “Më e mira maqedonase: Tradita jonë, krenaria jonë”.
Kjo video nuk është vetëm një reklamë, është një rrëfim i vërtetë për vendin tonë, për duart e palodhura të bujqve dhe përpunuesve tanë, për traditën e pasur që me dashuri e kultivojmë. Çdo skenë, nga arat e arta deri te tryeza jonë, paraqet atë që është e jona, më e mira vendore.
Fushata “Më e mira maqedonase” do të jetë e njohur përmes logos së saj të veçantë, e cila përmes diellit dhe tokës na kujton se i kemi të gjitha parakushtet për prodhime vendore bujqësore të cilësisë së lartë.
Besojmë se kjo video ju ka zgjuar ndjenjën e krenarisë dhe ju ka kujtuar pse është e rëndësishme të mbështesim prodhimin maqedonas.
Kjo është vetëm një pjesë e fushatës që e fillojmë si Ministri e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Qëllimet tona kryesore janë:
• Të rrisim dhe forcojmë prodhimin vendor bujqësor;
• Të sigurojmë mirëqenie për zonat rurale;
• Të rrisim vetëdijen për cilësinë, autenticitetin dhe rëndësinë e produkteve bujqësore vendore dhe të përpunuara;
• Të mundësojmë qasje më të lehtë për qytetarët tanë deri te produktet bujqësore vendore.
“Më e mira maqedonase” është fushatë që ju fton drejtpërdrejt të bëheni pjesë e një ndryshimi pozitiv.
Kur zgjedhim produkt maqedonas, nuk zgjedhim vetëm ushqim apo një artikull – por investojmë drejtpërdrejt në ekonominë tonë, krijojmë vende të reja pune dhe forcojmë stabilitetin e shtetit. Çdo vendim i juaji është një hap drejt një Maqedonie më të fortë dhe më të begatë.
Sot e shënojmë “Më e mira maqedonase”, përmes së cilës do të prezantojmë aktivitete dhe mjete të ndryshme për qasje më të lehtë deri te produktet vendore bujqësore dhe të përpunuara.
Fushata do të jetë e pranishme në të gjitha kanalet përkatëse, nga mediat tradicionale siç janë:
• Bilborde;
• Postera për informimin e opinionit për fushatën;
• Fletushka për informim mbi rëndësinë e blerjes së produkteve vendore dhe të përpunimeve prej tyre për ekonominë tonë vendore;
• Postera për thirrje për regjistrimin e bujqve dhe përpunuesve bujqësorë;
Fushatë digjitale përmes rrjeteve sociale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave përmes:
• Video përmbajtje;
• Video të animuara;
• Rrëfime suksesi nga arat dhe fermat tona do t’i paraqiten publikut.
Qëllimi është të arrijmë në çdo shtëpi, te çdo qytetar i yni.
Është krijuar platforma digjitale makedonskonajdobro.mk, ku mund të regjistrohen bujqit, kooperativat bujqësore, përpunuesit si dhe qendrat e shitjes, ndërsa qytetarët do të mund t’i gjejnë lehtësisht dhe të informohen për produktet vendore.
Kjo platformë është dizajnuar si një vend qendror për mbështetjen dhe promovimin e prodhimit vendor, duke mundësuar tre lloje themelore të regjistrimit:
1. Për bujqit: Të cilët do të kenë mundësi lehtësisht të ngarkojnë dhe promovojnë produktet e tyre të freskëta bujqësore;
2. Për përpunuesit: Të cilët do të mund t’i prezantojnë përpunimet e tyre autentike maqedonase;
3. Për qendrat e shitjes: Të cilat do t’i regjistrojnë lokacionet e tyre gjeografike të shitjes, me ç’rast produktet maqedonase do të bëhen më të dukshme për konsumatorët.
Me këtë rast, dua të shfrytëzoj mundësinë për të drejtuar një ftesë të hapur për të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të regjistrohen në platformën digjitale makedonskonajdobro.mk.
Ajo që është shumë me rëndësi për konsumatorët është se platforma ofron një funksionalitet jashtëzakonisht të dobishëm: harta interaktive “Ku të blej”. Me ndihmën e saj, çdo qytetar do të mund të gjejë lehtësisht produktet që i nevojiten.
Përmes gjeolokalizimit automatik, pa asnjë përpjekje, platforma menjëherë do t’i shfaqë vendet më të afërta të shitjes ku mund të blihen produktet vendore të dëshiruara.
Për më tepër, ekziston opsioni për filtrim sipas kategorisë apo produktit specifik, që mundëson gjetjen e saktë të asaj që kërkohet, në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Ky funksionalitet krijon një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet produkteve cilësore vendore dhe konsumatorëve finalë, duke ofruar informacione të sakta dhe relevante në çdo kohë dhe vend.
Dua të paralajmëroj se shumë shpejt do të jetë në funksion edhe një aplikacion i veçantë mobil, përmes të cilit çdo qytetar do të mund të informohet dhe t’i gjejë produktet bujqësore dhe përpunimet vendore.
Ne nuk ndalemi këtu, vazhdojmë fuqishëm me këtë fushatë!
Qëllimi ynë është ta afrojmë prodhimin vendor dhe cilësor bujqësor tek çdo qytetar ynë, t’i nxisim dhe inspirojmë qytetarët që të bashkohen me këtë fushatë shumë të rëndësishme “Më e Mira Maqedonase”, dhe së bashku të veprojmë për një stabilitet më të mirë ekonomik.
Kjo është detyrë dhe vizion për një të ardhme më të mirë.