Tripunovski nga Velesi: Gjashtë milionë denarë për revitalizimin e Liqenit “Mladost”

Tripunovski nga Velesi: Gjashtë milionë denarë për revitalizimin e Liqenit “Mladost”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, ka inspektuar aktivitetet për revitalizimin e Liqenit “Mladost”, i cili po pastrohet për herë të parë pas rreth 60 vitesh.

Sipas aktiviteteve të planifikuara, aktualisht po zhvillohet faza e heqjes mekanike të depozitave të thata dhe kallamishteve nga brezi bregdetar i Liqenit “Mladost”, në bashkëpunim mes SHA “Ekonomia e Ujërave” dhe NPEU “Lisiçe” – Veles, me mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për realizimin e këtyre aktiviteteve është siguruar mbështetje financiare totale prej 6.000.000 denarësh nga Programi për Ekonominë e Ujërave.

“Po punojmë për revitalizimin e Liqenit ‘Mladost’, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ujit dhe plotësimin e akumulacionit me ujë të freskët”, theksoi ministri.

Accessibility Menu