“Jam tani në rajonin e Strumicës për të bërë një inspektim të ecurisë dhe grumbullimit të specave. Informacionet fillestare nga Inspektorati Shtetëror Bujqësor janë se grumbullimi po zhvillohet normalisht, kemi një prodhim të mirë të specave dhe cilësia është solide”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili po qëndron në terren në rajonin e Gjevgjelisë dhe Strumicës.
Tripunovski theksoi se gjatë ditës së djeshme janë paguar mbi 259 milionë denarë për 4.143 fermerë.
“Për kujtesë, gjatë ditës së djeshme kemi realizuar pagesa sipas nënmasës 1.7 nga 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare të dorëzuara në kapacitete përpunuese. Pra, kemi paguar mbi 259 milionë denarë për 4.143 fermerë”, theksoi ministri dhe shtoi:
“Përkushtimi i Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski në fushën e bujqësisë dhe kopshtarisë është që në Programin për vitin 2025 kemi rritje të subvencionit për kilogram spec të dorëzuar, nga 3 denarë në 4 denarë për periudhën gusht–tetor, dhe për periudhën tjetër nga 5 në 6 denarë për kilogram.”