Tripunovski nga Prilepi: Angazhimi i ministrisë është që në raftet tona të shiten përpunime maqedonase nga produktet bujqësore

Tripunovski nga Prilepi: Angazhimi i ministrisë është që në raftet tona të shiten përpunime maqedonase nga produktet bujqësore

Sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Slow Food – Prilep, i cili u realizua me mbështetje të Ministrisë.

“Qëllimi dhe angazhimi i Ministrisë është që përmes financimit të ngjarjeve të tilla të promovohen përpunimet vendore të produkteve bujqësore, të zhvillohet turizmi lokal dhe të mbështeten shoqatat që ekzistojnë në nivel të shtetit”, theksoi ministri Tripunovski.

Ministri bëri të ditur se mbështetja financiare për të gjitha shoqatat është rritur në 200.000 denarë për përfitues.

“Blegtorët në këtë manifestim mund t’i promovojnë përpunimet e tyre. Kur flasim për blegtorinë, në këta 15 muajt e fundit kemi treguar se bujqësia është në fokusin e prioriteteve dhe të punës së Qeverisë”, shtoi ai.

Ministri Tripunovski theksoi se këtë vit mbështetja për blegtorët maqedonas nga Programi për mbështetje financiare është rritur për rreth 50%.

“Duam që në raftet tona të shitet qumësht maqedonas dhe përpunime maqedonase nga produktet bujqësore”, sqaroi ministri

Accessibility Menu