Tripunovski nga Bosilova: Me grumbulluesit e patates së re u arrit marrëveshje në dobi të bujqve

Tripunovski nga Bosilova: Me grumbulluesit e patates së re u arrit marrëveshje në dobi të bujqve

“Jam sot në komunën e Bosilovës, ku u mbajt një takim tematik dhe diskutuam për grumbullimin e produkteve bujqësore, konkretisht për pataten e re të prodhimit të vitit 2025,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

 

“Në takim, së bashku me grumbulluesit e kësaj kulture, si Ministri, në cilësinë e një ndërmjetësi të vërtetë, u ulëm dhe biseduam për vazhdimin e grumbullimit të patates nga kjo prodhimtari,” shpjegoi ministri.

 

Tripunovski shtoi se rezultati i arritur sot është në favor të bujqve.

 

“Ajo që dua të theksoj është se vazhdojmë të kujdesemi dhe ta vlerësojmë punën e bujkut maqedonas, në mënyrë që ai të punojë me fitim dhe rentabilitet. Vetëm në këtë mënyrë mund ta rikthejmë besimin ndaj institucioneve dhe të rrisim prodhimin bujqësor,” theksoi ministri.

 

“Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural tashmë është publikuar në sistemin ENER, ku gjatë 30 ditëve të ardhshme do të mund të jepen komente për të njëjtin,” shtoi më tej ministri.

 

Ministri theksoi se Ministria dhe Qeveria po kujdesen në mënyrë të përkushtuar për bujqit dhe po punojnë në interes të tyre me qëllim që të rritet prodhimi bujqësor në Maqedoni.

Accessibility Menu