Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, theksoi se menjëherë pas miratimit të Programit, tradicionalisht para festës së Shën Trifunit, gjatë ditës së djeshme janë realizuar pagesat për vreshtarët.
“Janë paguar mjete për mbi 12.500 vreshtarë të evidentuar në regjistrin tonë. Bëhet fjalë për rreth 480 milionë denarë, përkatësisht afro 8 milionë euro, të cilat tashmë janë transferuar në llogaritë e vreshtarëve”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se kjo mbështetje financiare do t’u mundësojë vreshtarëve të hyjnë me kohë në sezonin e ri prodhues dhe të përgatisin vreshtat për vjeljen e ardhshme.
“Në fillim të javës së ardhshme do të pasojë edhe pagesa për pemëtarët. Për këtë qëllim do të ndahen rreth 200 milionë denarë”, paralajmëroi Tripunovski.
Ministri theksoi se mbështetja nga Qeveria dhe Ministria nuk mbetet vetëm në fjalë, por dëshmohet edhe me vepra konkrete.