Janë paguar 177.533.000 denarë për 1636 persona për qengja dhe/ose keca të dorëzuar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Sot janë paguar 177.533.000 denarë për 1636 persona.

 

Është realizuar pagesa e mbështetjes plotësuese direkte nga nënmasat 2.8 dhe 2.10 për qengja dhe/ose keca të dorëzuar, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

 

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dele dhe dhi, dhe që janë përfitues nga nënmasat 2.8 dhe 2.10, të cilët kanë dorëzuar qengja dhe/ose keca në kapacitete të regjistruara të therjes në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024.

 

Kjo masë është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për zhvillimin e blegtorisë në Maqedoni.

Accessibility Menu