Njoftim për paraqitje për dhënie provimi për marrjen e licencës si vlerësues i duhanit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Paraqitja e kandidatëve të interesuar për dhënie të provimit për marrjen e licencës për vlerësim të duhanit të papërpunuar përfundon më së voni më 30 shtator 2025.
Provimi jepet para komisionit të formuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Trajnimi dhe dhënia e provimit për marrjen e licencës për vlerësim të duhanit të papërpunuar do të mbahet në muajin tetor 2025, varësisht nga numri i kandidatëve të paraqitur, në Institutin Shkencor për Duhan – Prilep.

Personat që kanë marrë licencë për vlerësim të duhanit deri në vitin 2016, por nuk kanë ndjekur trajnim, mund të paraqiten për trajnim në Institutin Shkencor për Duhan – Prilep deri më 10 tetor 2025.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore për dhënie të provimit për marrjen e licencës për vlerësim të duhanit të papërpunuar, do të njoftohen shtesë për ditën e trajnimit dhe ditën e provimit, si dhe për shpenzimet e trajnimit dhe shpenzimet e provimit.

Kandidatët, së bashku me kërkesën (e cila gjendet në shtojcën e këtij njoftimi) për dhënie të provimit për marrjen e licencës për vlerësim të duhanit të papërpunuar, duhet të dorëzojnë:
1. Kandidatët me arsim të përshtatshëm duhet të dorëzojnë:
• diplomë për arsim të lartë, të mesëm të lartë ose dëftesë për arsim të mesëm në fushën e teknologjisë së prodhimit dhe përpunimit të duhanit.
2. Kandidatët që nuk kanë arsim të përshtatshëm duhet të dorëzojnë:
• dokument për arsim të kryer dhe vërtetim nga firma për përvojë pune në fushën e teknologjisë së prodhimit dhe përpunimit të duhanit dhe/ose kopje të Formularit M1/M2 me të dhëna për përvojën e punës, si më poshtë:
• arsim i lartë me 2 vite përvojë pune,
• arsim i mesëm i lartë me 3 vite përvojë pune,
• arsim i mesëm me 4 vite përvojë pune.
3. Kandidatët që nuk kanë arsim të lartë, të mesëm të lartë ose të mesëm të përshtatshëm, por që janë prodhues të duhanit së paku 5 vite, duhet të dorëzojnë:
• kontrata për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit ose vërtetim nga ndërmarrja me të cilën prodhuesi ka lidhur kontrata për prodhimin dhe grumbullimin e duhanit, si dhe dokument për arsim të kryer.
4. Kandidatët duhet të kenë të kryer arsim të mesëm (4-vjeçar).

Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohet më së voni deri më 30.09.2025 në:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, rr. “Leninova” nr. 2, 1000 Shkup.

 

 

Dokumente për tu shkarkuar:

Accessibility Menu