Të nderuar,
Tribuna e djeshme që u mbajt në Komunën e Manastirit, në kuadër të fushatës „Zëri që dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë“, kaloi në një atmosferë konstruktive.
Bujqit në tribunë parashtruan një sërë pyetjesh, për të cilat u dhanë përgjigje, gjë që përbën edhe thelbin e kësaj fushate.
Qëllimi i tribunës është dialogu i drejtpërdrejtë dhe dëgjimi i nevojave reale të bujqve në vend.
Njëkohësisht, dëshirojmë të theksojmë se sjellja e disa individëve dhe skenari i parapërgatitur flasin vetëm për ta.
Apelojmë që informacionet të përcillen në mënyrë objektive, pa përgjithësime që nuk e pasqyrojnë realisht situatën nga tribuna e djeshme.