Duke filluar nga sot dhe gjatë ditëve në vijim, karvani do të vizitojë Koçanin, Obleshovën, Veleshtën, Misleshevën, Demir Hisarin, Kravarin, Kumanovën dhe Likovën. Kjo është një mundësi për të gjithë përfituesit nga këto rajone që të marrin pjesë në takime, të parashtrojnë pyetje dhe të shfrytëzojnë praninë e ekspertëve për të sqaruar çdo dilemë në lidhje me procedurën e aplikimit.
Dita e sotme, 10.03.2025 (e hënë), është e dedikuar për përfituesit nga Koçani dhe Obleshova, ndërsa nga nesër karvani vazhdon me orarin si më poshtë:
• 11.03.2025 (e martë): Takim në Veleshtë, duke filluar nga ora 11:00 në ndërtesën e ish-komunës, dhe më pas në ora 14:00 në Misleshеvë, në ambientet e Bashkësisë Lokale.
• 12.03.2025 (e mërkurë): Demir Hisar në ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës, dhe Kravar në ora 14:00 në ambientet e Bashkësisë Lokale.
• 13.03.2025 (e enjte): Kumanovë në ora 11:00, në Shtëpinë e Zejtarëve, dhe Likovë në ora 14:00 në ndërtesën komunale.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 29 mars. Ka kohë të mjaftueshme që të gjithë ata që planifikojnë të aplikojnë të përgatisin dokumentacionin dhe ta dorëzojnë atë me kohë, sipas udhëzimeve të thirrjes. Në dispozicion janë 7,4 milionë euro, të dedikuara për blerjen e mjeteve bazë për prodhimin bujqësor, duke ndihmuar në modernizimin e bujqësisë maqedonase dhe në rinovimin e mekanizimit bujqësor.
Kjo është java e fundit e karvanit të ditëve informuese IPARD, prandaj i ftojmë të gjithë përfituesit e interesuar nga rajonet që do të vizitojmë, të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të marrin pjesë në takime.