Nga data 22 deri më 24 nëntor të këtij viti, në Beograd do të mbahet panairi më i madh “Wine Vision by Open Balkan,” ku do të përfaqësohen edhe vera maqedonase dhe ushqimet tradicionale maqedonase.
Këtë vit, në panairin në Beograd do të marrin pjesë 80 kantina dhe destileri nga Maqedonia, 6 ekspozues të ushqimit dhe një restorant me 3 kuzhinierë.
Në këtë ngjarje, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë verërat cilësore maqedonase, të njihen me shijet tona tradicionale dhe veçoritë tona gastronomike.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbështet ekspozuesit tanë me qëllim që të promovohen produktet bujqësore dhe të zgjerohet eksporti i tyre përtej kufijve të shtetit.
Në kuadër të ngjarjes që do të zgjasë disa ditë, do të organizohet edhe një mbrëmje maqedonase, ku do të marrin pjesë delegatë të lartë dhe përfaqësues qeveritarë nga shtete të tjera.
Përmes mbrëmjes maqedonase, të ftuarit e pranishëm do të njihen me pasurinë që ofron Maqedonia kur bëhet fjalë për verën dhe ushqimin.
Vera dhe ushqimi cilësor maqedonas meritojnë një vend të veçantë në rajon.