Sot është publikuar Thirrja Publike nr. 01/2025 për dorëzimin e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2025.
Objekt i kësaj thirrjeje është dhënia e mbështetjes financiare nga masa 213 – ndihmë për ruajtjen e peizazheve rurale dhe karakteristikave të tyre tradicionale, përkatësisht kompensimi i shpenzimeve për mirëmbajtjen e kullotave dhe livadheve malore dhe mbështetja për blegtorinë tradicionale (pagat për ruajtësit e deleve,dhive dhe lopëve).
Përfitues të kësaj mase janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë paguar pagë për periudhën nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2023, si shpenzim për kujdesin dhe kullotjen e bagëtive (dele, dhi dhe/ose lopë).
Kriteret për shumën e pagës së paguar janë të përcaktuara në Thirrjen Publike të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 31.03.2025, kërkesat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.