Komisioni profesional për dhënien e provimit për gjuetarë më 07.06.2025, në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (salla e madhe), në Shkup, me fillim në ora 09:00, do të organizojë provimin për gjuetarë.
Në provim mund të marrin pjesë kandidatët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që deri në ditën e provimit kanë dorëzuar kërkesë për dhënie të provimit në arkivin e ministrisë, e shoqëruar me fletëpagesat dhe vërtetimin për ndjekjen e trajnimit të lëshuar nga Federata e Gjuetarëve të Maqedonisë.