Komisioni profesional për dhënien e provimit të gjuetisë, më 25.10.2025, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (salla e madhe), në Shkup, me fillim në orën 10:00, do të organizojë provimin e gjuetisë.
Në provim mund të marrin pjesë kandidatët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, të cilët deri në ditën e provimit kanë dorëzuar kërkesën për dhënie të provimit në arkivin e ministrisë, të shoqëruar me fletëpagesat përkatëse dhe me vërtetimin për ndjekjen e trajnimit të lëshuar nga Federata e Gjuetisë e Maqedonisë.