Sot, pagesat për fermerët vazhduan.
Do të realizohen pagesa për përfituesit e masës 1.4 për kumbullat e prodhuara dhe të shitura, në kuadër të Programit të Fondit Ndërhyrës për vitin 2024.
Pagesa do të realizohet për 194 persona në një shumë totale prej 8.274.180,00 denarë.
Përfituesit e kësaj nënmasë janë ekonomitë bujqësore që kanë dorëzuar aplikime sipas nënmasës 1.8 “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve” nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024 dhe kanë shitur prodhimin e realizuar të kumbullave tek grumbullues të regjistruar gjatë periudhës nga 20 gusht 2024 deri më 30 shtator 2024 me një çmim jo më të lartë se 9,90 denarë për kilogram, ndërsa janë të regjistruar në Regjistrin e grumbulluesve të produkteve bujqësore.
Sasia maksimale e kumbullave që pranohet për mbështetje financiare është 17.000 kg për hektar të deklaruar me kumbulla sipas nënmasës 1.8 “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve” nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.
Shuma e mbështetjes financiare është 5 denarë për kilogram.
Gjatë ditës, gjithashtu do të realizohen pagesa nga Programi për Bujqësi për vitin 2023 për Rajonet me Mundësi të Kufizuara.
Me një mbështetje financiare prej 86.736.366,00 denarë, janë mbështetur 8.735 fermerë që kryejnë aktivitet bujqësor në rajone me mundësi të kufizuara prodhimi përmes masës 9 të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023.
Çdo fermer është i rëndësishëm për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.