Njoftim për dhënien e provimit për distributor dhe këshilltar në fushën e fitofarmacisë më 08 shkurt 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Drejtoria Fitosanitare pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjithë kandidatët që kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e provimit për distributor dhe këshilltar në fushën e fitofarmacisë dhe që kanë ndjekur trajnim ose kanë diplomë në drejtimin Mbrojtja e bimëve – Fitomjekësi, se afati i dytë për dhënien e provimit për distributor dhe këshilltar në fushën e fitofarmacisë do të mbahet më 08.02.2025 (e shtunë), duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit – Shkup.

Të gjithë kandidatët janë të detyruar të kenë me vete një dokument identifikimi.

 

 

Me respekt,
Drejtoria Fitosanitare

Accessibility Menu