Janë paguar 14.502 duhanprodhues me shumë totale prej 2.404.561.224 denarë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

E përmbushëm premtimin e dhënë ndaj duhanprodhuesve.

Sot u realizua pagesa e mbështetjes direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga korrja e vitit 2024.

Janë paguar gjithsej 14.502 duhanprodhues, me një shumë totale prej 2.404.561.224 denarë, respektivisht rreth 40.000.000 euro.

Përfitues të kësaj mase janë personat fizikë dhe juridikë të cilët prodhimin e tyre të duhanit nga korrja e vitit 2024 e kanë kontraktuar dhe shitur në një ndërmarrje të licencuar grumbulluese, në përputhje me Ligjin për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme.

E vlerësojmë punën e bujqve.

Accessibility Menu