Janë paguar mbi 39 milionë denarë për 663 prodhues të orizit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Sot është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit.

 

Pagesa ka të bëjë me mbështetje financiare prej 6 denarësh për kilogram oriz të papërpunuar të dorëzuar në qendrat grumbulluese, për periudhën nga 1 mars deri më 30 shtator 2025. Me këtë pagesë janë përfshirë të gjithë prodhuesit e orizit nga korrja e kaluar.

 

Qëllimi ynë mbetet forcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e fermerëve.

Accessibility Menu