Autoriteti për Menaxhimin e IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë vazhdojnë fushatën dhe takimet informative lidhur me thirrjen e shpallur për Masën 1 - Investime në mjete themelore të ekonomive bujqësore nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3).
Në takimet informative, përdoruesit e interesuar (persona fizikë, juridikë, kooperativa etj.) do të mund të marrin informacion mbi procedurat dhe kushtet e aplikimit për të përfituar fonde nga kjo masë në kuadër të thirrjes aktuale të hapur.
Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në takimet informative për të lehtësuar informimin dhe shfrytëzimin e Masës 1, duke pasur parasysh se afati për dorëzimin e aplikimeve për këtë masë nga thirrja publike është 29 mars 2025.
Gjatë javës së ardhshme janë planifikuar takimet e mëposhtme:
• 4 mars 2025 (e martë) – Takime informative në Bosilovë, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës dhe në Vasilevë nga ora 14:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës.
• 5 mars 2025 (e mërkurë) – Takime informative në Konçe, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e komunës dhe në Radovish nga ora 14:00 në sallën e komunës.
• 6 mars 2025 (e enjte) – Takime informative në Berovë, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e komunës dhe në Vinicë nga ora 14:00 në sallën e komunës.
• 7 mars 2025 (e premte) – Takime informative në Negotinë (Komuna e Vrapçishtit), duke filluar nga ora 13:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës dhe në Gostivar nga ora 15:00 në sallën pranë SHA ESM, HES Mavrovë - Gostivar.
Informacione të detajuara mbi dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund të gjenden në këto uebfaqe dhe numra telefoni:
• Autoriteti për Menaxhimin e IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose në 02/3134-477 lokal 113, 114 dhe 115;
• Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460 dhe 070/229-434 (sektori për miratimin e projekteve), 070/229-328 (sektori për miratimin e pagesave);
• Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.