Hoxha vizitoi Njësinë Rajonale në Tetovë: Aplikimet për subvencione dhe shërbimet për fermerët në fokus

Hoxha vizitoi Njësinë Rajonale në Tetovë: Aplikimet për subvencione dhe shërbimet për fermerët në fokus
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë në Tetovë, ku u njoh nga afër me punën e Njësisë, kushtet e punës dhe çështjet me të cilat përballen të punësuarit gjatë ofrimit të shërbimeve për fermerët.
 
Një nga temat kryesore të vizitës ishte procesi aktual i aplikimit për mbështetje financiare në bujqësi. Zëvendësministri Hoxha u informua për ecurinë e aplikimeve, interesimin e fermerëve dhe kërkesat që ata parashtrojnë gjatë procedurës.
Procesi i aplikimit është në zhvillim dhe zgjat deri më 30 shtator. Njësitë rajonale të Ministrisë janë në dispozicion të fermerëve për informacion dhe mbështetje gjatë procedurës, me qëllim që aplikimet të realizohen në kohë dhe në mënyrë sa më efikase.
 
Gjatë takimit me të punësuarit u diskutua edhe për kushtet e punës, nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen në punën e përditshme, si dhe për mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj fermerëve.
 
Njësia Rajonale në Tetovë është përforcuar me 10 të punësuar të rinj, me çka janë rritur kapacitetet e saj për përpunimin e kërkesave dhe ofrimin e shërbimeve për fermerët e Tetovës dhe rajonit.

Accessibility Menu