Tripunovski: Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore është themel dhe njëkohësisht shtytës i zhvillimit të bujqësisë maqedonase

Tripunovski: Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore është themel dhe njëkohësisht shtytës i zhvillimit të bujqësisë maqedonase

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, iu drejtua sot publikut me rastin e 78-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore – Shkup, një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe shkencës në vend, i cili për dekada me radhë ka qenë themel dhe njëkohësisht shtytës i zhvillimit të bujqësisë maqedonase.

„Fakulteti është vatër e dijes, profesionalizmit dhe shkencës, duke krijuar kuadro që kontribuojnë drejtpërdrejt në bujqësi moderne, konkurruese dhe të qëndrueshme, në ushqim të sigurt dhe cilësor, si dhe në shfrytëzim të përgjegjshëm të burimeve natyrore“, theksoi ministri.

Ministri vuri në dukje se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njeh rolin strategjik të Fakultetit në hartimin dhe zbatimin e politikave bujqësore. Një pjesë e madhe e ekspertëve në sektorin agro janë pikërisht ish-studentë dhe profesorë të këtij Fakulteti, çka përbën dëshminë më të mirë për cilësinë e kësaj institucioni.

„Vazhdojmë me mbështetje të fuqishme për shkencën dhe arsimin, përmes projekteve ndërkombëtare, modernizimit të infrastrukturës laboratorike dhe organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme, si Simpoziumi Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Ushqim – ISAF 2025“, shtoi ministri Tripunovski.

Në fjalën e tij, ministri theksoi: „Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë bujqësi moderne dhe konkurruese, menaxhim i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe kuadër i ri që do të qëndrojë dhe do të krijojë në Maqedoni. Jam i bindur se edhe në të ardhmen Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore do të vazhdojë të jetë shtyllë e dijes dhe partner i shtetit në ndërtimin e një sektori bujqësor të fortë dhe të qëndrueshëm.“

Accessibility Menu