Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe zëvendëskryetarin Albi Qamili. Në takim morën pjesë edhe deputetja Mimoza Musa dhe udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Bujqësisë në Tetovë, Jeton Rustemi.
Në fokus të takimit ishte gjetja e një zgjidhjeje për sigurimin e hapësirave më të përshtatshme dhe dinjitoze për funksionimin e Njësisë Rajonale të Bujqësisë në Tetovë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve për bujqit.
Gjithashtu, u diskutua për përgatitjen e programeve të reja mbështetëse të Ministrisë, koordinimin me pushtetin lokal dhe identifikimin e mundësive për iniciativa të përbashkëta në zhvillimin rural.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe komunave mbetet i rëndësishëm për adresimin e nevojave konkrete të bujqve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sektorit bujqësor.