Drejtoria Fitosanitare pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjithë kandidatët që kanë paraqitur kërkesë për dhënien e provimit për distributor dhe këshilltar në fushën e fitofarmacisë dhe që kanë ndjekur trajnim ose kanë përfunduar drejtimin për mbrojtjen e bimëve, se provimi do të mbahet më 15.10.2026 (e enjte), me fillim në ora 09:00, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Shkup (salla e madhe).
Të gjithë kandidatët duhet detyrimisht të kenë me vete dokument identifikimi personal.