Ministri Tripunovski vizitoi kompaninë Vitaminka

Ministri Tripunovski vizitoi kompaninë Vitaminka

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, e vizitoi Vitaminkën – kompani e cila është e njohur edhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

“Më gëzon mbështetja e tyre për fushatën ,,Më e mira e Maqedonisë: Tradita jonë, krenaria jonë”– logoja e fushatës do të vendoset në produktet e tyre, gjë që është një mesazh i fuqishëm për promovimin e produkteve tona,” theksoi ministri.

“U pajtuam se duke zgjedhur produkt vendas, nuk zgjedhim vetëm ushqim apo produkt – por investojmë drejtpërdrejt në ekonominë tonë, krijojmë vende të reja pune dhe e forcojmë stabilitetin e shtetit,” shtoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu