Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka paguar 61.261.085 denarë për 1.049 prodhues organikë për vitin 2024.
Mjetet janë paguar përmes programeve për pagesa direkte shtesë për prodhim organik, në bazë të sipërfaqes së kultivuar dhe numrit të krerëve të bagëtive.
Me këtë pagesë sigurohet mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për prodhuesit që zbatojnë praktika organike dhe kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe në prodhimin e ushqimit vendor cilësor.