Lajmërime


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Costas Supilas, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra, përfaqësues të konsorciumit që realizoi projektin, përfaqësues të shoqatave të tjera të fermerëve dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Ministrisë, mori pjesë në ngjarjen përfundimtare me rastin e realizimit të suksesshëm të projektit "Sisteme të pranueshme ekologjike, të vogla dhe me kosto të ulët për  ujitje, zgjedhja e vendit dhe përgatitja e dosjes së plotë të tenderit për ndërtim".


29.07.2021

Në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në koordinim me Kabinetet e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe në bashkëpunimi me Odat Ekonomike të rajonit, sot në Shkup u mbajt Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, ku pjesëmarrës ishte edhe ministri, Arjanit Hoxha.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Zlatko Marin, sot inspektuan kapacitetet e njësisë së re rajonale të MBPEU-së, e cila së shpejti do të hapet brenda ambienteve të bashkësisë lokale "Dolno Lisice", në Komunën e Aerodromit. Ky është një projekt i përbashkët i Komunës dhe i Ministrisë, në interes të popullatës lokale nga zonat rurale.


Përfaqësuesit e Trupit për menaxhimin e IPARD në MBPEU dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në periudhën e ardhshme në një numër vendbanimesh, do të realizojnë info ditët e IPARD-it, Masës 7 "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla “.


Përfaqësuesit e Trupit për menaxhimin e IPARD në MBPEU dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në periudhën e ardhshme në një numër vendbanimesh, do të realizojnë info ditët e IPARD-it, Masës 7 "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla “.