Lajm


Në takimin e sotëm të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha me ambasadoren e Ukrainës H.E Natalija Zadorozhnyuk, u konfirmua interesimi i të dyja vendeve miqësore në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësise, veçanërisht në fushën e tregtisë së produkteve bujqësore ushqimore.
Tregu ukrainas, siç theksoi Ministri, është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ai ofron potencial dhe mundësi të mëdha, të cilat nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Rritja e produkteve agro-ushqimore në tregjet e të dyja vendeve, do të jetë një nga prioritetet në të ardhmen.


Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, realizoi takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri perëndimore, z Nebi Hoxha.
Në takim z.Hoxha shpalosi problemet dhe vështirësitë e bizneseve private, e sidomos ato të sektorit bujqësor, duke kërkuar që të bëhen reforma në këtë sektor, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e barabartë rural.
Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave z.Hoxha premtoi se do të jetë partner i tyre në avansimin e programeve për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmin, duke kontribuar në përforcimin e programeve nacionale por edhe atë IPARD.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha zhvilloi takimin e parë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut E. T. Fatos Reka, ku u theksua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe interesin e ndërsjelltë për përmirësimin e mëtejshëm të tij.


Sonte, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave Arianit Hoxha, iu bashkangjit takimit solidarizues të kultivuesve të mollëve në Prespë.


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, në Kavadar, u takua me kryetarin e Komunës së Kavadarit Mitko Jancev, kryetarin e Komunës së Negotinës Toni Delkov, kryetarin e Komunës së Demir Kapisë Lazar Petrov, deputetët Panço Minov, Daniela Koleva dhe Lolita Ristova si dhe  me përfaqësues të shoqatave të vreshtarëve dhe disa nga kultivuesit e vreshtave nga ky rajon.