Lajmërime


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ishte në Negotinë, ku kultivuesit e pakënaqur të rrushit po protestonin. Së bashku me kryetarin e Komunës së Negotinës, Toni Delkov, deputetët Daniela Koleva dhe Panço Minov, paparalajmëruar ishin në protestë për të dëgjuar kërkesat e kultivuesve të revoltuar të rrushit.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, realizoi konferencë për shtyp në sallën e madhe të MBPEU. Në fjalën e tij, ministri prezantoi rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha sot vizitoi njësinë rajonale në Tetovë. Së bashku me kreun e NJR Tetovë, Nuredin Deari, shpërndanë kartela për "Naftë të Gjelbërt" për fermerët nga rajoni i Tetovës.


Në konferencën e sivjetme ministrore të organizuar nga Ministria Sllovene e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë zyrtarisht me një delegacion të kryesuar nga zëvendësministri, Trajan Dimkovski.


Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot në llogaritë e 11,785 subjekteve janë paguar afër 617,6 milion denarë subvencione. Subvencionet e paguara janë për fermerët që kanë shënuar krerë gjedhesh, dhishë, si dhe për të gjithë fermerët që kanë ruajtur qengj femër.