Lajm


Ministri i bujqësisë, blegtorisë dhe ekonomisë së ujërave, Аrjanit Hoxha, sot mori pjesë në tribunën publike të organizuar nga Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski ku debatuan për mbrojtjen e pasurisë natyrore “Liqenin e Prespës” ku së bashku me ministrin e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor z.Naser Nuredini treguam gatishmërinë tonë për t’u angazhuar në gjetjen e një zgjidhje afatgjate për mbrojtjen e Liqenit të Prespës si një pasuri e veçantë natyrore.


Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore miratoi një vendim me të cilin bisedimet me prodhuesit dhe kantinat e verës morën një kornizë ligjore.
Kjo vërteton kujdesin dhe reagimin e shpejtë të institucioneve ndaj pasojave të shkaktuara nga pandemia Kovid-19 dhe ndryshimit të klimës që ndikuan drejtpërdrejt në cilësinë e rrushit.
Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev dhe ministria MBPEU e udhëhequr nga Ministri Hoxha, kanë treguar se janë partnerë me të gjithë palët e prekura.
Vendimi është si më poshtë:
✅4 denarë mbështetje nga programi Kovid për të gjithë prodhuesit rrushi i të cilëve do të blihet për përpunimin e verës dhe produkteve të distilimit të verës.
✅2 denarë mbështetje nga programi Kovid për rrush të plotë të dorëzuar në kantinat e verës.
✅Mbështetja nga programi për pagesa direkte mbetet 2 denarë, e cila zgjerohet jo vetëm për varietetet Smederevka dhe Vranec por edhe për rrushin tjetër me cilësi të lartë.
✅20% zëvendësim i transportit për eksportin e verës me shumicë dhe 30% për verën në shishe
✅Të gjithë eksportuesit e rrushit të verës do të mbështeten në mënyrën vijuese: 2 denarë për rrushin e eksportuar deri në 12 milion kilogram; 3 denarë për rrushin e eksportuar nga 12 deri 25 milion kilogram dhe 4 denarë për mbi 25 milion kilogram rrush të eksportuar.
Ne gjithashtu presim që të gjitha kantinat e verës t'i përmbahen çmimeve të rëna dakord nga takimet e mëparshme. Fjala është fjalë!


Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Arjanit Hoxha, sot realizoi takim pune me afaristë në sektorin privat dhe njëkohësisht edhe anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale, problemet si dhe sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet biznesi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temë kryesore e takimit ishte situata e krijuar me pandeminë COVID 19, respektivisht problemet me të cilat ballafoqohen bizneset si rezultat i situates. 
Ministri Hoxha shprehu impenjimin e tij për bashkëpunim ndërmejt MBPEU-së dhe sektorit të biznesit, duke potencuar se është i angazhuar në maksimum që të jetë në vij të kërkesave për zgjidhjen e problemeve dhe vështirësive me të cilat ballafaqohen jo vetëm bizneset, por edhe sektoret e tjera të ekonomisë, të cilat përfshijnë veprimtari të cilat i mbulon resori me të cilin udhëheq ai.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të hënën priti përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women).
Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit në kornizë të programit për buxhetim te përgjegjshëm gjinor, që zyrat e UN Women zbatojnë në vend. Përfaqësueset e UN Women theksuan se sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural është një fushë me rëndësi kryesore për barazinë gjinore dhe për këtë arsye Ministria përmes programeve të saj dhe masave të ndjeshme ndaj gjinisë mund të kontribuojë ndjeshëm në uljen e pabarazive që ekzistojnë në bujqësi. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Hoxha premtoi se MBPEU do të jetë partner në arritjen e qëllimit të përbashkët: Promovimi i barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë Veriore përmes institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në planifikimin strategjik të zhvillimit bujqësor dhe zhvillimit rural, politikëbërjes dhe proceset e buxhetit, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe kombëtare, përfshirë Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Platformën e Pekinit për Veprim (BPfA).
Ministri Hoxha gjithashtu u zotua se do të përpiqet të përmirësojë pozicionin ekonomik dhe social të grave në zonat rurale duke forcuar efektivitetin dhe ndikimin e programeve kombëtare për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, duke krijuar dhe promovuar masa për të rritur mundësitë e punësimit, si dhe krijimin e masave për njohjen e punës së papaguar të grave në bujqësi dhe në familje.


Ministri Hoxha, sot nga Kavadari njoftoi për masën e re të ndërhyrjes që u ra dakord në këshillin e djeshëm ekonomik të qeverisë.
Me masën e re shtesë të ndërhyrjes, Qeveria do të ndajë 4 denarë shtesë për kilogram rrush të dorëzuar të destinuara për përpunim në distilatë vere dhe lëng rrushi, fonde të siguruara nga programi Kovid i Qeverisë.
2 denarë të rënë dakord më parë për Vranec dhe Smederev, të cilat do të paguhen nga Programi për pagesa direkte dhe 2 denarë subvencion për rrushin e blerë, mbeten të vlefshme deri në fund të këtij viti përmes programit qeveritar Kovid.
#MBPEU vazhdon të punojë në interes të të gjithë palëve në sektor, me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve të interesuara. Ne vazhdojmë të ndërtojmë një partneritet në arritjen e qëllimit tonë - bujqësi e qëndrueshme, konkurruese dhe e zhvilluar.