Lajmërime


Debati publik do të mbahet më 19 tetor (e martë) duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Madhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.


Paraqitja e kandidatëve të interesuar për dhenien e provimit me qëllim të marrjes së licencës për vlerësimin e duhanit , mbaron me 04 tetor 2021. Provimi do të mbahet para komisioni të formuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha zhvilloi takimin e parë me ambasadorin e Republikës së Argjentinës, Shkëlqesinë e Tij, Alfredo Atanasov.


Sot, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërave ishte nikoqire e delegacionit të nivelit të lartë nga Republika e Malit të Zi, të udhëhequr nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, z. Aleksandar Stijoviq.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në hapësirat e MBPEU-së realizoi takim me kultivuesit e rrushit nga Negotina të cilët kohët e fundit protestuan. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe drejtori i Inspektoratit për Bujqësi, Zoran Shapuriq dhe kryetari i Komunës së Negotinës, Toni Delkov.