Lajm


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha realizoi një takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Duks, në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe potencialin për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, i cili është njërin nga sektorët më të rëndësishëm për ekonomitë e të dy vendeve.


Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy vendeve tona dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron vendit tonë për një zhvillim më të shpejtë ekonomik.


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me menaxherin rajonal të projektit për përgjegjshmëri gjinore për Evropë dhe Azi Qendrore në suaza të Organit të Kombet e Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Ermira Lubani, zhvilluan një takim pune me anëtarët e grupi punues për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha dhe homologu i tij i Republikës së Shqipërisë Bledi Çuçi kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Fitosanitar. Me këtë marrëveshje Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hedhin një hap përpara në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e këmbimit të produkteve bujqësore.


30.09.2020

Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Burns, u konfirmua angazhimi strategjik i dy vendeve mike dhe partnerëve të NATO-s për të mbajtur raporte të ngushtë ngushta bashkëpunimi për avancim të bujqësisë si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë në vendin tonë. Тheksuam prioritetet tona kryesore në strategjinë e re për bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve me BE.
Ambasadorja Byrnes tha se ajo mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për integrim në BE dhe se beson se fillimi i negociatave është i mirë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner në realizimin e investimeve të përbashkëta për të forcuar sektorin privat. Në periudhën që vjen, me interes të veçantë do të jenë projektet në pylltari, për parandalimin e prerjeve ilegale si dhe shkatërrimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.
Në takim mori pjesë edhe Erik Janovski, të cilit i shprehëm mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga USAID përmes projekteve të shumta për të mbështetur bizneset private në sektorin e bujqësisë.