Lajm


Në kuadër të  Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, është duke u zhvilluar implementimi i projektit "Prezantimi dhe implementimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve" i financuar nga IPA i Bashkimit Evropian 2015 me një buxhet prej rreth 900,000 euro dhe që do të zgjasë 26 muaj.


3 Nëntor 2020 - Në sesionin e 32-të të Konferencës rajonale të FAO-s për Evropë, e cila filloi dje, anëtarët e FAO-s nga Evropa dhe Azia Qendrore diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë, dhe në veçanti për mënyrat se si të promovohen sisteme të qëndrueshme agro-ushqimore dhe ushqim të shëndetshëm, gjetjen e zgjidhjeve për të rinjtë,  për punësim dhe për zhvillimin rural.


Çdo vit, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) feston Ditën Botërore të Ushqimit më 16 Tetor, si ditë e shënuar dhe për nder të themelimit të Organizatës më 1945. Këtë vit kremtohet 75 vjetori i ekzistencës së saj, në një moment të jashtëzakonshëm kur vendet në të gjithë botën po përballen me efektet negative të pandemisë globale "COVID-19".


Sot në fshatin Bojanë, të Komunës së Sarajit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Arjanit Hoxha, mori pjesë në manifestimin "Festivali i rrushit".


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë të punës me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Nicolas Bertolini - Shef i Sektorit të Bashkëpunimit .

Fokusi i këtij takimi ishte zhvillimi i projekteve aktuale të IPA-s dhe projekteve të ardhëshme që ende nuk kanë filluar brenda MBPEU-së.