Lajmërime


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave organizoi takimin dhe punëtorinë e 6-të për menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në shtet.

Në kuadër të Programit për „Menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në ballkanin perëndimor” (LFMWB), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Qendrën R
rajonale për monitorimin e zjarreve në pyje (RFMC), më 29.10.2024 në Hotel PARK – Shkup, organizoi takimin dhe punëtorinë e 6-të për “Menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në Maqedoninë e Veriut.”


Ju bëjmë thirrje të gjithë fermerëve që nuk e kanë realizuar këtë të drejtë, nëse nuk mund të krijojnë vetë aplikime, të kontaktojnë Njësitë Rajonale të MBPEU-së, ku punonjësit do të krijojnë dhe dorëzojnë aplikimin ose të paraqesin në mënyrë të pavarur aplikimim për subvencione për vitin 2024 sipas Programit dhe Dekretit për pagesat direkte për vitin 2024.


19.12.2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ju njofton se në datën 12.12.2023 është miratuar Ligji i ri i gjahut dhe gjuetisë, i cili hyn në fuqi më 20 Dhjetor 2023.

Në bazë të nenit 65 paragrafi (1) të Ligjit për gjahun dhe gjueti (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 263/2023), kandidatët të cilët kanë paraqitur kërkesë për dhënien e provimit të gjuetisë dhe kandidatët që do të dorëzojnë kërkesat për dhënien e provimit të gjuetisë janë të obliguar të dorëzojnë edhe certifikatën për kryerjen e trajnimit për dhënien e provimit të gjuetisë të lëshuar nga Federata e Gjuetisë së Maqedonisë.


Projekti i financuar nga BE “Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut”, i bashkëfinancuar dhe i zbatuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka nisur një tender publik (Numri i referencës: 2023/REUXD/REUTD/122655) për ofrimin e shërbimeve për “Ndërtimin e objekteve hidro-meliorative dhe objekteve të destinuara për rregullimin e tokës bujqësore (rrugët aksesi/shërbimi me zhavorr) në fshatin Dabjan, Komuna e Dollnenit”.

Aktivitetet që do të realizohen si pjesë e këtij tenderi përfshijnë punimet ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore në zonën e konsolidimit të tokës së Dabjanit. Më konkretisht, kjo do të përfshijë si rehabilitimin e rrugëve ekzistuese të aksesit /të shërbimit me zhavorr ashtu edhe ndërtimin e rrugëve të reja. Përveç kësaj, ndërhyrjet hidro meliorative do të zbatohen për të përmirësuar sistemin e kullimit, duke përfshirë ndërtimin e kalimeve mbi kanalet ekzistuese të kullimit duke përdorur tuba dhe kullues tubularë.


Zëvendësministri Abdylshyqyr Abedini sot realizoi vizitë të qumështores “AlpiMilk” në fshatin Xhepçisht të Tetovës, një ndër qumështoret më të mëdha dhe më të suksesshme në vend në krye me Servet Qazimi dhe familjen e tij. Qumështorja Alpi është shfrytëzues i rregullt i masave prej programit IPARD të financuar nga BE-ja.🔵Ekzistenca shumëvjeçare e “AlpiMilk” flet për disiplinën në punë dhe e gjithë kjo njihet nga konsumatorët dhe shpërblehet me besimin e tyre. Ajo që e bën një markë të njohur është prodhimi i produkteve cilësore të qumështit që krijohen në një atmosferë kreative pune.🔵Si një ndër politikat dhe masat që ministrija jonë i krijoi është që sasitë e dorëzuara të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të kalojnë në programin e ndërhyrjes, ku do të përshpejtohej pagesa për fermerët në baza mujore.🔵Ne propozojmë rritje të subvencioneve për lopët me qumësht të lartë për 30% nga 3,100 denarë për krerë në 4,000 denarë.Synimi ynë si ministri është që të kemi më shumë ushqim vendas, të jemi të pavarur nga importi, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues, me fermerë të motivuar dhe të kënaqur.



Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime