Lajm


Sot filloi zyrtarisht blerja e duhanit nga korrja e vitit 2019. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Zoran Sapuriq, sot vizituan kombinatin e duhanit në Prilep. Ministri Dimkovski theksoi se edhe këtë vit pritet një blerje e qëndrueshme me çmime të larta mesatare të blerjes së duhanit.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Sekretari Shtetëror Nefrus Çeliku sot morën pjesë në garrën e parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Mjaltit "TETOVO HONEY AWARD 2019". Në garrë morën pjesë 250 bletarë nga disa vende: Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Bosnja.


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski mori pjesë në takimin e 13-të vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore që u mbajt në Prishtinë, Kosovë.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikollce Babovski sot shpërndanë marëveshjet në shtatë Grupe Lokale të Veprimit (GLV) nga gjithsej nëntë, të cilat morën mbështetje financiare përmes Programit për zhvillimi rural, të dizajnuara për projekte për zhvillimin e mjediseve rurale.


Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, nga ana e Sekretarit Shtetëror Z. Nefrus Çeliku u  shpërndanë çertifikata për trajnimin e kryer të policëve pyjor.