Lajm


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Presidentin e Dhomës, Branko Azeski, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe shoqatave bujqësore, morën pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë, me temën: Udhëzime për përparimin e sektorit të bujqësisë  në Republikën e Maqedonisë së Veriut ”. Në forum u ngritën pyetje të rëndësishme për bujqësinë, dhe të pranishmit patën mundësinë të japin sugjerime mbi zhvillimin e sektorit.


Sot, Agjensioni i Pagesave shpalli Thirrjen Publike për dorëzimin e kërkesave për Masën 115 "Anëtarja femër aktive në familjen bujqësore" nga Programi i Zhvillimit Rural për këtë vit. Mbështetja maksimale financiare është në vlerë prej 180,000 denarë ose 3,000 euro në formën e një granti.


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski mori pjesë në dhënien e 17 marëveshjeve për mbështetje financiare për 9 ndërmarje bujqësore ekzistuese dhe 8 të sapokrijuara.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka publikuar një thirrje për punime ndërtimore për ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën e Karbincit përmes hidrosistemit Zletovica.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski prezantoi sot buxhetin e vitit 2020 për sektorin bujqësor, i cili përfshin disa institucione që kanë buxhet të veçantë, por të gjitha kanë një kontribut po aq të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë. Në veçanti, ato janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjensioni për Pagesa, Agjensioni për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarinës, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.