Lajmërime


Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut", i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka shpallur tender publik (Numri i referencës: 2023/CSAPC/REUDD /120213) për ofrimin e shërbimeve konsulente për "Konsolidimin e tokës në Maqedoninë e Veriut - Planifikimi i shpërndarjes së tokës dhe Projekti bazë për ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore në Çiflik".

Aktivitetet që do të kryhen në kuadër të këtij tenderi përfshijnë hartimin dhe zbatimin e një Plani të rishpërndarjes së tokës dhe hartimin e ndërhyrjeve në infrastrukturën bujqësore në zonën e konsolidimit të Çiflikut. Më konkretisht, kontraktori duhet të bëjë vlerësimin e vlerës së tokës bujqësore në Çiflik, në përputhje me Ligjin për Vlerësimin dhe Metodologjinë për Vlerësimin e Pasurive në Bujqësi; hartimin e Planit për shpërndarjen e tokës, sipas parimit të shpërndarjes me ndryshim të kufijve, në përputhje me Ligjin për Konsolidimin e Tokës Bujqësore; hartimin e Projektit bazë për rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës bujqësore në Çiflik, në përputhje me Ligjin për Ndërtim, Ligjin për Tokën Bujqësore dhe ligjet e tjera përkatëse; hartimin e Elaboratit gjeodezik për evidentimin e gjendjes së re të pronësisë në Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe të kryejë shënimin e matjeve dhe kufijve   (rrethimin) të parcelave të reja në zonën e konsolidimit.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski sot ka miratuar vendim për miratimin e gjuetisë së gjahut në mbrojtje.

Me këtë vendim, nis një shpopullim maksimal i menjëhershëm i derrave të egër sipas një plani veprimi të përcaktuar ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomise së Ujërave  dhe Аgjencisë ushqimore dhe veterinare. Sezoni i gjuetisë fillon më 1 shtator në të gjitha vendgjuetitë në territorin e vendit, përveç vendgjuetisë në komunat Makedonska Kamenicë, Vinicë, Koçan dhe Dellçevë.


Sot në hapësirat e #MBPEU u realizua projekti ,,Politika bashkëpunuese për zhvillimin rural" që eshtë i financuar prej Bashkimit Evropian përmes programit për hulumtim dhe inovacion Horizont 2020, implementuar nga Agfutura Teknologji dhe Platforma e Zhvillimit të Gjelbër. 

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të inkurajoj zhvillimin e politikës rurale duke përfshirë të gjitha anët, në drejtim të krijimit të mjediseve rurale për të jetuar, punuar dhe investuar si për popullsinë ekzistuese ashtu edhe për popullsinë e re potenciale rurale. 

 #MBPEU si krijues i politikave dhe masave në këtë fushë, mbështet fuqishëm aktivitetet që synojnë zhvillimin e zonave rurale.

 Vetëm me angazhim dhe punë të palodhur mund të avancojmë politikat dhe masat, do arrijmë t’i bëjmë zonat rurale vende tërheqëse për të rinjtë.


Zëvendësministri Abedini morri pjesë në fillimin e ndërtimit të sistemit të ujitjes në Pishicë, një sistem që do të ujitë kultura të ndryshme bujqësore në një sipërfaqe prej 30 hektarësh. Ky sistem është projektuar në kuadër të projektit “Sisteme vaditjeje të vogla, me kosto të ulët, të pranueshme për mjedisin, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet fondeve të programit IPA”. 

Përveç këtyre sistemeve të vaditjes në Koliçinë dhe Pishicë, po punohet për përfundimin e sistemit të vaditjes në Tearcë , ndërkaq sistemi i vaditjes në Kolibar është në fazën e tenderimit.

Ne kujdesemi për çdo fermer duke krijuar politikat dhe masat e duhura për zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë. 


Në bazë të nenit 21 paragrafi 1 të Ligjit për tokë bujqësore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 135/07, 18/11, 148/11, 95/12, 79/13, 87/13 106/13, 164/13, 39/14, 130/14, 166/14, 72/15, 98/15, 154/15, 215/15, 7/16, 39/16 “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19 dhe 178/21), dhe pas marrjes së pëlqimit paraprakisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miratimit të Vendimit për dhënien e pëlqimit për Shpalljen publike nr. 04/22 për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për sipërfaqe deri në 3 hektarë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 122/22), ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave publikon:Shpallje Publike nr. 04/22 Për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për sipërfaqe deri më 3 hektarë