Lajm


Zëvendësministri Abedini së bashku me këshilltarin Trajan Dimkovski morën pjesë në manifestimin e 31-të ,,Ditët e Orizit të Koçanit” 2022, organizuar nga Komuna e Koçanit, ku bëhet popullarizimi i orizit – simboli i rajonit të Koçanit dhe ruan traditën e prodhimit të orizit. Është një ndërthurje e traditës dhe shprehjes bashkëkohore artistike dhe një përshkrim i rrugës së orizit nga fusha në tryezë. 

Pjesa kryesore e manifestimit, korrja dhe shirja tradicionale e orizit u mbajt sot në fushat e orizit në fshatin Podlog i Epërm, Koçan, ku edhe i'u dha çmimi prodhuesit më të suksesshëm të orizit. 
Në këtë manifestim u prezantuan dhe u shijuan ushqimet tradicionale  të përgaditura nga orizi. 
Qëllimi i gjithë këtij organizimi është të dëshmojë cilësinë e njohur të orizit të Koçanit dhe të japë mbështetje në shitjen e tij brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Zëvendësministri Abedini mori pjesë në Panairin e mjaltit me moton “Ditët e ëmbla të Tetovës”, që po mbahet sot dhe nesër në sheshin e qytetit të Tetovës që organizohen nga Shoqatat e bletarëve ,,QYTETI I BLETËVE" dhe ,,MJALTI I POLLOGUT", ku dhe u shpërndanë medaljet për fituesit në Garat e katërta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards 2022” ku morën pjesë 275 bletarë nga 21 shtete të ndryshme prej tre kontinenteve.Qëllimi i organizimit është që bletaria të bëhet si veprimtari me interes jetësor, kombëtar, e dobishme për ruajtjen e mjedisit natyror, ekosistemit dhe bujqësisë në përgjithësi dhe që synon garantimin e pjalmimit natyror dhe biodiversitetit.Bletaria për ne si Ministri është sektor i rëndësishëm i bujqësisë së vendit që shërben si burim prodhimesh natyrale me vlerë të lartë ushqimore dhe mjekësore dhe ndikon në rritjen e prodhimit të shumë kulturave bujqësore.


Manifestimi, shënon fillimin e vjeljes së mollës në Prespë me këputjen ceremoniale të mollës së parë në pemishten e Swisslion Agroplod.Manifestimi përfshinte aktivitete të shumta në fushën e bujqësisë, kulturës, turizmit, artit dhe sportit.U shqyrtua edhe çështja e projektit të pikave grumbulluese ku një ndër ata e përfshin edhe Prespën e financuar nga banka botërore.Në këtë manifestim u ndanë edhe çmime për femerët më të mirë.

Në bazë të programit për pagesa direkte u paguan 444 milionë denarë subvencione për mirëmbajtjen e pemishteve për 10.723 shfrytëzues.Shuma e pagesave direkte për mollat është 41.000 denarë për hektar, përkatësisht 50.000 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të raportuar prej së paku 1 hektar deri në maksimum 5 hektarë.Ne si ministri vazhdojmë të krijojmë politika dhe masa të suksesshme, dhe ti mbështesim financiarisht të gjithë fermerët që janë faktorët kryesor në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së vendit tonë.


15.09.2022

Sot zëvendësministri Abdylshyqyr Abedini mori pjesë në Kongresin ndërkombëtar në Durres i cili organizohet me qëllim të ndarjes së zhvillimeve shkencore në lidhje me shkencën dhe teknologjinë. 
Tema e kongresit përfshinë të gjitha fushat e shkencës dhe të teknologjisë materiale nga fushat të ndryshme të ndërlidhura si energjia, shkenca ushqimore dhe teknologji tjera përkatëse, të cilët prekin disciplinat shkencore që lidhen me sektorin e bujqësisë. 
Zëvendësministri Abedini mbajti fjalim mbi temën shkenca dhe teknologjia e ushqimit dhe teknologjitë e qëndrueshme mjedisore në bujqësi.
Këto tema janë veçanërisht të rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit.


Të gjithë fermerët të cilët në periudhën prej 26 dhjetorit 2020 deri më 25 dhjetor të këtij viti, kanë prodhuar dhe dorëzuar kulturat kopshtore dhe frutave në objektet përpunuese, nga sot e deri më 25 dhjetor do të mund të aplikojnë për subvencione përmes masave 1.6 dhe 1.8.