Lajm


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Zoran Shapuriq dhe Kryetarin e Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, vizituan Kombinatin e Duhanit Prilep dhe pikën e blerjes në f. Mallo Konjari.

Ministri Dimkovski theksoi se rreth 80% e blerjes së planifikuar të duhanit tashmë ka përfunduar, dhe deri më tani është arritur çmimi më i lartë mesatar i blerjes në gjashtë vitet e fundit.


Sot, në fshatin Sokolarci, komuna e Çeshinovë-Obleshevë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikollçe Babovski dhe Kryetari i komunës  Goranço Krstev vizituan objektin në të cilin ruhen 96 mëshqerra, të blera përmes masës 1.2.1 nga Programi  Zhvillimit Rural.


Sot filloi nënshkrimi i marrëveshjeve për masën "Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e një biznesi". Ndihma financiare për këtë masë është deri në 10,000 euro në formën e një granti. Gjithsej janë nënshkruar 102 marrëveshje.


Sot, në fshatin Logovardi, Komuna e Manastirit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikolçe Babovski dhe Drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasovski vizituan 159 mëshqerra që mbahen në karantinë, të blera nën masën 1.2.1 të Programit të Zhvillimit Rural.


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Prespës, Zhivko Gosharevski.