Lajm


Sot, rreth 255 milion denarë subvencione u janë paguar 11.828 fermerëve për masën për pagesë direkte për prodhimin e perimeve, në kushte të kontrolluara për speca, tranguj dhe domate. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski theksoi se pagesa e sotme është në kuadër të dinamikës së pagesës së subvencioneve, në një kohë kur fermerët kanë më shumë nevojë.


Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, së bashku me Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nikica Baçovski sot u takuan me fermerët nga Negotina. Drejtori Babovski informoi se subvencionet për mirëmbajtjen e vreshtave tashmë janë në llogaritë e kultivuesve


Çdo kilogram duhan i prodhuar nga korrja 2019 do të blihet tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski në konferencën e sotme për shtyp.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski dhe Kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, vizituan lokalitetet ku kjo komunë i realizoi investimet kapitale përmes masave nga Programi i Zhvillimit Rural.

 


Në mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Pjesëmarrësve në Konsolidimin e tokës bujqësore në fshatin Egri, i mbajtur në Manastir, me shumicë votash pronarët e tokës bujqësore miratuan projekt planin për ndarjen e tokës bujqësore si fazë përfundimtare në procedurën e konsolidimit në kadastër të Egrit. Kuvendi u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përgjegjëse për zbatimin e politikës kombëtare për konsolidimin e tokës bujqësore.