Sot në Sveti Nikolle, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, shpërndau marëveshjet për ndarjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit për dhënie me qira deri në dhe mbi 3 hektarë, të cilat u shpallën për rajonin e Sveti Nikollës.
Për thirrjen publike deri në 3 hektarë, u nënshkruan 86 marëveshje me fermerët, për gjithsej 206 hektar tokë. Për thirrjen mbi 3 hektarë u nënshkruan 64 marëveshje për gjithsej 800 hektarë tokë.
"Gjithsej, me dy thirrjet publike për këtë rajon, po ndajmë 1,006 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit që jepet me qira, e cila do të prodhojë kultura të ndryshme bujqësore. Këto dy thirrje për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore do të kontribuojnë në rritjen e tokës së punueshme dhe prodhimin bujqësor, në të ardhurat më të larta për fermerët dhe hapjen e vendeve të punës, të cilat përfundimisht do ndikojnë në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Konkretisht, në bazë të marëveshjeve të lidhura për thirrjen publike mbi 3 hektarë do të mundësohet hapja e rreth 50 vendeve të reja pune, tha Ministri Dimkovski.
Kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Saso Velkovski, theksoi se me këto dy thirrje publike, jo vetëm që do të rritet toka e punueshme, do të rriten edhe të ardhurat për fermerët dhe do të zvogëlohet papunësia në rajon.
Qëllimi i tokës së ndarë nga dy thirrjet është ngritja e vreshtave dhe plantacioneve me fruta, mbjellja e lajthive, ullinjve, pemëve, zhvillimi i pellgjeve për peshq, ruajtja e bletëve dhe kulturave të tjera bujqësore, zhvillimin e aktiviteteve për sport dhe rekreacion dhe turizmin rural. Dy thirrjet gjithashtu përfshijnë një pjesë të tokës së agrokombinatit Xhumajlija, për të cilën vitin e kaluar kemi nënshkruar 8 marëveshje dhe kemi ndarë 714 hektarë tokë.