Lajm


Ministria e Shëndetësisë informon se në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë, janë hapur edhe 3 numra të rinj telefonik për mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna dhe gratë lehona, personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit, si dhe mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe për personat në vetizolim gjatë periudhës me ballafaqimin me KOVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në numrat telefonik paraqiten persona profesional, psikiatër nga Klinika


Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë dr.Venko Filipçe, deklaroi se është hapur ueb faqe e re, për qasje më të lehtë për qytetarët deri te të gjitha informacionet lidhur me virusin korona në vend.


Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit sot arriti rezultuar në vendosjen e plotë të Spitalit Mobil të Ushtrisë "Role 2" të cilin Ushtria e ka ngritur për të zgjeruar kapacitetin e Klinikës së Sëmundjeve Infektive për të akomoduar pacientët e sëmurë nga COVID-19.


Duke pasur parasysh masat e reja të zgjeruara për të kufizuar lëvizjen gjatë fundjavëve nga ora 16:00 e pasdites deri në orën 05:00 të ditës së nesërme, të miratuara nga qeveria për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga koronavirusi, në seancën e djeshme të qeverisë u precizua mospërfshirja e disa bujqve në ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës,  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski tha në deklaratën e sotme se për shkak të intensifikimit të sezonit të punimeve bujqësore, veçanërisht në fushën e kopshtarisë, në pjesën e ndalimit për lëvizje gjatë vikendeve bëjnë përjashtim bujqit që kultivojnë  kultura të hershme  kopshtare  dhe kanë aktivitete bujqësore të pashmangshme lidhur me prodhimin  në serra.


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Inspektimit apelojnë tek qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të konstatuar dhe mosrespektim të masave dhe rekomandimeve të qeverisë për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga COVID-19.

Për reagim më efektiv  dhe përgjigje ndaj shkeljeve, inspektoratet kanë hapur adresa të reja emaili, dhe janë vendosur linja telefonike falas. Parregullsitë dhe ankesat mund të raportohen në emailet dhe numrat vijues: