Lajmërime


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave, mori pjesë në një ngjarje në qytetin e Resnjës.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Institutit të Bujqësisë, Konsorciumit We Global, Federatës Kombëtare të Fermerëve dhe përfaqësues nga oranizatat tjera joqeveritare morën pjesë në ceremoninë solemne, me të cilën zyrtarisht mbyllën projektin "Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve". Projekti u implementua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga Konsorciumi WeGlobal dhe partnerët e tij, me mbështetje financiare nga Instrumenti për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 896,400 mijë eurove.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Blegtorisë AGROEXPO, në Izmir, Turqi.


Nga 15 deri më 17 qershor 2021, në Kiev u mbajt Seanca e Tretë e Komisionit të Përbashkët të ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në takimin e Komisionit të Përbashkët u diskutua për promovimin e bashkëpunimit midis dy vendeve me fokus në bujqësi.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov dhe drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksportit, Dejan Pavleski, në  Bukuresht hapën promovimin njëjavor "Java e produkteve nga RMV-ja".