Me qëllim të transparencës së plotë, sot u zhvillua debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për Shitjen e Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit. Në debatin publik morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, partnerët ekonomikë të Ministrisë së Bujqësisë (shoqatat e fermerëve, dhomat e tregtisë, nën-sektorët, grupet shkencore), si dhe të gjitha organizatat e tjera joqeveritare, të cilat kanë shprehur pikëpamje të caktuara lidhur me Ligjin në periudhën e kaluar.