Lajmërime


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi disa pika grumbulluese dhe mullinj në rajonin e Pelagonisë me qëllim të inspektimit nëse po respektohet çmimi i përcaktuar për blerjen e grurit për kilogram.


“Në konferencën e sotme për shtyp dëshirojmë të informojmë opinionin dhe bujqit lidhur me marrëveshjen e arritur për blerjen e grurit për bukë nga të korrat e vitit 2025. Në fillim dua të theksoj se kemi sipërfaqe të rritura të mbjella me grurë dhe elb. Sipas informatave fillestare që po arrijnë nga terreni, kemi rendimente të shtuara për njësi sipërfaqe dhe cilësi që gjithashtu është në gjendje të shkëlqyer”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.


Gjatë një viti qeverisje kemi realizuar një numër të madh projektesh, kemi zgjidhur probleme të mëdha, kemi vendosur sistem bashkëpunimi, ndërtuam partneritet me bujqit dhe natyrisht e rikthyem besimin e bujqve ndaj institucioneve.


“Për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën, sot kemi migrim të të rinjve nga fshati drejt qytetit – ata po e braktisin procesin bujqësor. E gjithë kjo ndodh sepse shohin që familjet e tyre gjatë prodhimit bujqësor nuk kanë rentabilitet”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetjen e pandërprerë për bujqit me qëllim të modernizimit të sektorit bujqësor.



Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime