Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski, ishin të pranishëm në aktivitetet e projektit të implementuar nga Programi i Zhvillimit Rural, projekti i rindërtimit të rrugës nga fshati Kazhani deri në fshatin Molovishta - Manastir.
"Kjo Qeveri përmes Programit të Zhvillimit Rural siguroi mbështetje financiare në vlerë prej 38 milion euro, në mënyrë që komunat të mund të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale.
Për këtë përpjekje, Qeveria ka siguruar mjete në vlerë prej 16.3 milion denarë në bazë të kontratës së lidhur dhe të njëjtat sigurohen nga Programi i Zhvillimit Rural.
Të gjitha këto projekte që tashmë janë duke u implementuar në terren janë vetëm një konfirmim i masave që po merr Qeveria për të përmirësuar kushtet e jetesës në zonat rurale. "- deklaroi Ministri Dimkovski.
Përveç këtij projekti, Komuna e Manastirit është duke implementuar 6 projekte të tjera të miratuara nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, d.m.th. Manastiri do të mbështetet me një grant të përgjithshëm prej 38 milion denarë.
"Për herë të parë pas 40 vjetësh, rruga Kazhani - Malovishte do të zgjerohet dhe rikonstruktohet, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm rrjedhën e shërbimeve dhe do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të mundësojë zhvillimin e turizmit rural, pasi fshati Malovishte është i vetmi brenda Parkut Kombëtar Pelister. "- tha drejtori Babovski
Nëpërmjet përmirësimet të infrastrukturës në zonat rurale sigurojnë një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët.