Vazhdon pagesa në kohë dhe jo selektive e subvencioneve, sot do të paguhen subvencione për 3213 blegtorë

24.2.2020 15:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski, vizituan fshatin Dihovo, ku njoftuan të gjithë mirëmbajtësit e qingjave se sot  do të kryhet pagesa  për kokët e shënuara. Në llogaritë e 3213 blegtorëve do të paguhen 607.032.300,00 denarë, dhe saktësisht një javë më parë janë paguar subvencionet e destinuara për blegtorët.

"Falënderoj të gjithë blegtorët për kontributin e tyre aktiv në zhvillimin e prodhimit blegtoral dhe shpresoj që mjetet e subvencioneve do t'i investojnë në furnizimin me koka të reja, furnizimin me pajisjet e nevojshme për prodhim dhe gjithçka që ju nevojitet për zhvillimin e blektorisë.

Ne, si institucione kompetente së bashku me Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, do të vazhdojmë t'i përmbushim obligimet tona në periudhën e ardhshme, duke kontribuar kështu për zhvillimin dhe prodhimin e qëndrueshëm të blegtorisë. "- deklaroi Ministri Dimkovski.

Në periudhën vijuese, sipas kalendarit të pagesave, do të vazhdojë  pagesa e subvencioneve për masat e mbetura nga Programi i Mbështetjes Financiare, pra pagesa e subvencioneve për prodhuesit e dhive, derrave dhe bletëve.

"Me këtë pagesë nga fillimi i mandatit e deri më sot kemi paguar 381.4 milion euro në agro-sektor. Në të ardhmen Agjencia do të vazhdojë pagesën në kohë dhe jo selektive të subvencioneve. Mjetet paguhen sipas kalendarit dhe në kohën kur ato janë më të nevojshme për fermerët "- deklaroi drejtori Babovski

Kjo është vetëm edhe një konfirmim që subvencionet paguhen në kohë dhe në mënyrë jo selektive.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime