Shpallet thirrja publike për ndihmë financiare pranë Qendrave për Zhvillimin e Rajoneve të Planifikimit, për investime për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve hyrëse deri tek fushat e tyre

13.2.2020 12:30:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur një thirrje publike për aplikime për ndihmë financiare përmes Programit të Subvencioneve Kapitale, i krijuar për të financuar investimet në rindërtimin dhe depërtimin e rrugëve hyrëse në tokën bujqësore.

Kjo mbështetje financiare ka për qëllim Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve të Planifikimit. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është deri më 25 të këtij muaji.

"Me ndihmën e këtyre fondeve, Qendrat kanë mundësinë që të bëjnë investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore rurale përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet bujqësor intensiv. Ky lloj investimi do të përmirësojë dhe lehtësojë hyrjen deri  në tokën e punueshme, e cila është e rëndësishme për fermerët gjatë kryerjes së masave agroteknike, mbledhjes dhe transportimit të produkteve bujqësore ", tha Ministri Dimkovski.

 Të drejtë pjesmarjeje për këtë thirrje publike kanë Qendrat për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara në përputhje me Ligjin për zhvillimin e balancuar rajonal. Pas përfundimit të projektit, deri në Ministri detyrimisht duhet  të dorëzohen  raport i plotë financiar dhe një raport narrativ për fondet e shpenzuara për zbatimin e projektit, jo më vonë se 15 ditë nga afati i zbatimit të projektit.

Qëllimi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është përmirësimi i infrastrukturës rrugore rurale, e cila është një parakusht kryesor për zhvillimin e suksesshëm bujqësor. Përdorimi efektiv i këtyre fondeve gjithashtu do të kontribuojë në një zhvillim më të mirë rural dhe kushte më të mira të jetesës në zonat rurale. Krijimi i kushteve të favorshme të punës për fermerët është vetëm një pjesë e një pakete masash sistemike që kjo Qeveri po merr për zhvillimin dhe modernizimin e agro-sektorit.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime