Dimkovski në Prespë: Mbi 1.6 miliardë denarë të subvencionuar për fermerët që nga fillimi i vitit

6.2.2020 11:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski pati një takim pune me kryetarin e komunës së Prespës, Zhivko Gosharevski. Në takim u diskutua për politikat e ardhshme të zhvillimit bujqësor me theks të veçantë për pemishtet, si dhe vendndodhjet e mundshme në Prespë ku është planifikuar ndërtimi i një qendre grumbulluese.

 

Ministri Dimkovski gjithashtu informoi se sot janë paguar 391 milion denarë tek 9,545  fermerë që kanë pemishte frutash me mollë, kumbulla, pjeshkë, dardha, kajsi, vishnje, qershi, luleshtrydhe, mjedër, manaferra, boronica, ftua, mushmolla, ullinj, mollë japoneze, aronia, bademë dhe lejthi.

 

"Që nga fillimi i këtij viti deri më sot mbi 1.6 miliardë denarë subvencione janë paguar për kopshtarët, fermerët, vreshtarët dhe sot për kultivuesit e pemishteve. Pagesa e subvencioneve për masat nga  Programi për Mbështetjes Financiare për Bujqësi për vitin 2019 vazhdon edhe në periudhën vijuese, para fillimit të sezonit të prodhimit të kulturave bujqësore "tha Ministri Dimkovski.

 

Dimkovski theksoi se në bazë të Programit për vitin 2018 saktësisht janë paguar 438 milion denarë ose mbi 7.1 milion euro për këtë rajon, si subvencione për masat për Programin 2018.

 

Në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Prespës u diskutua gjithashtu edhe për shpalljen e "Shërbimeve të modifikimit të kohës me krijimin e reve artificiale me avion  ", dmth modelit të ri për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në të lashtat bujqësore në rajonin e Prespës.

Tashmë është publikuar njoftimi publik në "Shërbimet e modifikimit të kohës me krijimin e reve artificiale me avion ". Për këtë qëllim, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka siguruar 60 milion denarë, përfshirë TVSH-në.

 

Mbrojtja nga breshri do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 20 shkurt i këtij viti.

Bëhet fjalë për një sistem të ri për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore që parashikon kontroll të kushteve  klimatike përmes krijimit të reve me avion. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjithmonë punon për përfitimin e fermerëve.

 

Share