Sot janë paguar rreth 255 milion denarë subvencione për prodhimin e perimeve

5.2.2020 14:00:00


Sot, rreth 255 milion denarë subvencione u janë paguar 11.828 fermerëve për masën për pagesë direkte për prodhimin e perimeve, në kushte të kontrolluara për speca, tranguj dhe domate. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski theksoi se pagesa e sotme është në kuadër të dinamikës së pagesës së subvencioneve, në një kohë kur fermerët kanë më shumë nevojë.

Vazhdojmë me pagesën në kohë të subvencioneve, në një kohë kur fermerët kanë më shumë nevojë. Këto mjete janë të nevojshme për prodhuesit e perimeve në këtë periudhë për të përgatitur fidanë për mledhjen e re të prodhimit. Për të kontribuar në zhvillimin e kësaj dege, kemi thjeshtuar kriteret, d.m.th sipërfaqja e mbjellur raportohet kolektivisht për të gjitha kulturat e perimeve. Për kopshtarinë në programin vjetor për përkrahje financiare të bujqësisë ka një subvencion shtesë prej 3 denarë për produktet e kopshtit të dorëzuara në kapacitetet përpunuese ", deklaroi Ministri Dimkovski.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski, theksoi se së bashku me pagesën e sotme, që nga fillimi i vitit, sipas Programit të Bujqësisë 2019, janë paguar gjithsej 1 miliardë e 214 milion denarë për fermerët që kultivojnë të lashtat fushore, vreshtarët, sot edhe për kopshtarët.

"Mundi i fermerëve duhet të shpërblehet. Kjo qeveri kujdeset për fermerët dhe vlerëson punën e tyre të palodhur. Agjencia do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohën e duhur, në përputhje me ligjin dhe pa seleksionimin, dhe të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin e agro-sektorit", Tha drejtori Babovski

Ministri Dimkovski theksoi se çdo masë e kopshtarisë ka për qëllim zhvillimin e kësaj dege bujqësore, për rritjen e prodhimit të produkteve bimore dhe rritjen e eksportit. Aktualisht, eksportet e produkteve me perime të freskëta përbëjnë rreth 9.5% të eksportit të përgjithshëm të produkteve agroushqimore, me vlerë rreth 50 milion euro. Eksportet e perimeve të përpunuara dhe të thata përbëjnë rreth 11.5% të eksportit të përgjithshëm të produkteve agroushqimore, me vlerë rreth 60 milion euro.

Në të njëjtën kohë, janë marrë masa për të siguruar blerje dhe shitje të sigurt të produkteve bujqësore. Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore kohët e fundit ka aprovuar një projekt për modernizimin e prodhimeve maqedonase në vlerë prej 46 milion euro, nga të cilat 32 milion euro janë për qendrat e grumbullimit.

Qendrat e grumbullimit do të ndërtohen në tre lokacione në Shkup, Strumicë dhe Prespë

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime